Robelli: Studentët protestues serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit të Millosheviçit

Robelli: Studentët protestues serbë po ndjekin gjurmët e nacionalizmit të Millosheviçit

Gazetari Enver Robelli ka reaguar ndaj memorandumit të publikuar nga studentët protestues në Serbi, duke vlerësuar se lëvizja që nisi si revoltë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes po rrëshqet drejt nacionalizmit ekstrem dhe retorikës së viteve ’90. Në një analizë të publikuar së fundmi, Robelli shkruan se memorandumi i studentëve serbë përmban elemente të ngjashme me Memorandumin famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986, dokument që konsiderohet si bazë ideologjike e politikave nacionaliste të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Sipas tij, studentët serbë po përdorin retorikë që nxit urrejtje dhe konflikte në rajon, ndërsa qëndrimi i tyre ndaj Kosovës, siç thotë ai, “nuk dallon nga ai i etërve të tyre racistë”. Robelli kritikon faktin që në memorandumin e studentëve Kosova përshkruhet si...