Përplasja Iran-SHBA në tehun e thikës/ Pezeshkiani refuzon lëshime për Trump-in
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka përcjellë një mesazh të dyfishtë në mes të tensioneve me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se Teherani nuk kërkon luftë apo zgjerim territorial, por njëkohësisht nuk do të tërhiqet nga forcimi i kapaciteteve të tij mbrojtëse. Pezeshkiani tha se politika e Iranit është e orientuar drejt garantimit të sigurisë dhe zhvillimit të aftësive që, sipas tij, janë të nevojshme për mbrojtjen e vendit. Ai theksoi se Teherani nuk ka ambicie për të zgjeruar territorin, por nuk pranon të heqë dorë nga e drejta për t’u mbrojtur. Presidenti iranian përsëriti gjithashtu akuzat e Teheranit ndaj Washingtonit, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bazat ushtarake në vendet e Gjirit për të kryer sulme ndaj Iranit. Sipas Pezeshkianit, një tjetër objektiv...
Burimi:
ntv.al