Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët rrëfejnë mes lotësh

Familja shqiptare humbi 3 fëmijë nga zjarri në Florida, fqinjët rrëfejnë mes lotësh

Familja e Gentian Manatit, e cila humbi tre fëmijët nga zjarri që përfshiu banesën e tyre në Jacksonville të Floridës, është me origjinë nga Lushnja. Familja ka jetuar për vite në lagjen “18 Tetori”, përpara se të largohej drejt Shteteve të Bashkuara përmes lotarisë amerikane. Fillimisht në SHBA shkuan Gentiani dhe bashkëshortja e tij, ndërsa më vonë atyre iu bashkuan edhe prindërit e tij, Njazi dhe Alia. Lajmi për tragjedinë ka tronditur edhe Lushnjën, ku vijojnë të jetojnë dy motrat e Gentian Manatit. Ato kanë siguruar vizat dhe janë nisur mëngjesin e sotëm drejt SHBA-së, për t’i qëndruar pranë familjes në këto momente të rënda. Fqinjët në lagjen “18 Tetori” janë shprehur të tronditur nga lajmi për humbjen e tre fëmijëve. “Nuk ka fatkeqësi më...