Një sinjal i ri nga SPAK/ A po rikthehet besimi te Policia e Shtetit?

Një sinjal i ri nga SPAK/ A po rikthehet besimi te Policia e Shtetit?

Arrestimi i Ergys Agasit nuk duhet lexuar vetëm për emrin që përfundoi në pranga. Në komunikimin për operacionin ka një element që meriton vëmendje: bashkëpunimi mes SPAK, BKH-së dhe strukturave operacionale të Policisë së Shtetit. Operacioni u finalizua pas një pune disa javore të zhvilluar në bashkëpunim mes strukturave, ndërsa nga SPAK u përcoll edhe një falënderim publik për Policinë e Shtetit për kontributin në realizimin e tij. Në pamje të parë mund të duket një formulim institucional. Në realitet, në hetimet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, besimi mes institucioneve është një prej elementëve më të rëndësishëm të operacionit. Një hetim mund të zgjasë me muaj. Mund të ketë ndjekje, përgjime, lokalizime dhe informacione sensitive. Por kur operacioni kalon nga dosja në terren, mjafton...