ALARM NE KOSOVE, VENDI SHKON DREJT ZGJEDHJEVE
Kosova po përballet me një krizë të rëndësishme institucionale, e cila po zgjatet për shkak të pamundësisë së subjekteve politike për të gjetur një marrëveshje mbi funksionimin e institucioneve të reja. Procesi i konstituimit të Kuvendit është kthyer në pikën kryesore të përplasjes politike, ndërsa mungesa e një dakordësie për zgjedhjen e presidentit ka komplikuar edhe më tej situatën. Në qendër të kësaj krize ndodhet Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë nga zgjedhjet si forcë kryesore politike, por po përballet me vështirësi për të garantuar një zgjidhje të qëndrueshme institucionale. Nga ana tjetër, partitë opozitare akuzojnë Kurtin dhe shumicën se po e përdorin procesin institucional si instrument presioni politik, ndërsa e konsiderojnë tejkalimin e afateve kushtetuese si një zhvillim serioz. Pika më...
Burimi:
ntv.al