Një javë para zgjedhjeve, Kurti rikthen premtimin për padinë e gjenocidit kundër Serbisë

Një javë para zgjedhjeve, Kurti rikthen premtimin për padinë e gjenocidit kundër Serbisë

Padia për gjenocidin serb në Kosovë ka qenë një njëri ndër premtimet kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet. Edhe kur Albin Kurti u bë kryeministër vazhdoi të premtojë dhe njëjtë po e bën edhe sot, një javë para fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit Sot në një paraqitje para gazetarëve, Kurti ishte kundërthënës në qëndrimin e tij sa i përket kësaj padie, e cila nga ekspertët vlerësohet teknikisht e pamundur të ushtrohet. Fillimisht Kurti tha se janë duke punuar në këtë padi dhe posa të ketë stabilitet institucional dhe të kryhen të gjitha përgatitjet do të përfundojë.  “Ne jemi duke punuar në padinë për gjenocid kundër Serbisë dhe i kemi ekspertët që punojnë në këtë aspekt. Këtu më së shumti ndihmën...