Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksident, eksperti grek tregon çfarë e shkaktoi përplasjen e makinës me kamionin
Komuniteti i Serres në Greqi vijon të jetë i tronditur nga aksidenti tragjik rrugor në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, ku humbën jetën një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar shqiptar. Ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes fatale me një kamion, eksperti i sigurisë rrugore Panagiotis Stamiris ka dhënë një analizë të pamjeve të aksidentit, duke ngritur dyshime se përveç shpejtësisë mund të ketë ndikuar edhe një shpërqendrim i drejtuesit të automjetit. Duke folur për televizionin ERT, Stamiris tha se makina që drejtohej nga 24-vjeçari mund të ketë lëvizur me një shpejtësi më të lartë se kufiri i lejuar për atë segment rruge. Megjithatë, sipas tij, vetëm shpejtësia nuk duket të jetë arsyeja e vetme e humbjes së kontrollit. “Automjeti devijon shumë përpara...
Burimi:
argjiroja.net