Kurti po e poshtëron Kushtetutën/ Kosova në krizë, paralajmërohen zgjedhje të reja
Thirrja e vazhdimit të seancës konstituive për të shtunën, pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ka nxitur reagime nga deputetë të legjislaturës së 11-të. Ata kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës dhe për rrezikim të funksionimit institucional të vendit.Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e cenon Kushtetutën e vendit. “Albini është sadist. Ky ndjen kënaqësi duke i shkaktuar dhimbje popullit të vet. Ndihet mirë duke e poshtëruar Kushtetutën e shtetit të vet”, ka shkruar ai.Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka paralajmëruar se këto veprime mund ta çojnë vendin sërish në zgjedhje. “Të gjithë deputetët që jeni aty, mbajeni mend mirë këtë ditë. Me...
Burimi:
ntv.al