Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

E shtuna ka sjellë një fluks të shtuar udhëtarësh në Portin e Vlorës. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka mbërritur paraditen e sotme me rreth 800 pasagjerë dhe 400 automjete. Ndërkohë, trageti i dytë, i cili pritet të mbërrijë rreth orës 17:00, parashikohet të sjellë edhe rreth 1 mijë e 200 pasagjerë të tjerë. Në total, vetëm gjatë ditës së sotme, nëpërmjet dy trageteve të linjës Brindisi-Vlorë, pritet të mbërrijnë në qytetin bregdetar rreth 2 mijë pasagjerë.Fluksi i shtuar pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku përveç emigrantëve që kthehen në Shqipëri, numri i udhëtarëve pritet të rritet edhe nga turistët e huaj, të cilët zgjedhin linjat detare nga Brindisi drejt Vlorës për të kaluar pushimet verore në Shqipëri. Për përballimin e fluksit, Policia...