Një hije lëviz nga pas/ Dora e fortë e Vuçiçit në Serbi ka vetëm një alternative, KAOSIN
Për më shumë se një dekadë, Aleksandar Vuçiç e ka mbajtur Serbinë nën një model pushteti që i ka rezistuar skandaleve, protestave, krizës së Kosovës dhe kritikave nga jashtë. Ai e ndërtoi autoritetin e tij mbi një formulë që dukej e thjeshtë, por ishte shumë funksionale: kontroll mbi institucionet, dominim i narrativës publike përmes medias, një aparat partiak që shtrihet në administratë dhe ekonomi, dhe një ekuilibër i vazhdueshëm midis Perëndimit dhe Rusisë. Në këtë model, Vuçiç e shiti veten si “garantuesin e stabilitetit”, i vetmi njeri që mund ta mbante situatën nën kontroll në një rajon ku çdo gjë, sipas këtij narrativi, mund të shpërthente. Për një kohë të gjatë, kjo funksionoi. Çdo krizë shndërrohej në një argument për më shumë pushtet: nëse kishte...
Burimi:
ntv.al