Nis gjyqi për Masakrën e Reçakut, i mbijetuari: Arrita të ik, të tjerët i vranë

Nis gjyqi për Masakrën e Reçakut, i mbijetuari: Arrita të ik, të tjerët i vranë

Ka nisur në Kosovë gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte në Masakrën e Reçakut, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Një prej të mbijetuarve të masakrës, Ramë Shabani, 60 vjeç nga Reçaku, tha se e mësoi nga mediat nisjen e procesit gjyqësor dhe se nuk ishte njoftuar nga institucionet për të dëshmuar. Ai shprehet skeptik se gjykimi në mungesë do të sjellë drejtësi, pasi të akuzuarit nuk ndodhen në Kosovë. Shabani kujton se mëngjesin e 15 janarit 1999 forcat serbe rrethuan fshatin, granatuan banesat dhe i nxorën civilët jashtë. Sipas tij, burrat u dërguan në Kodrën e Bebushit, ku nisën ekzekutimet. “Na shanë serbisht… unë arrita të ik në një teposhtë, ndërsa shtatë...