Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi

Tri fitore dhe një humbës. Lutfi Haziri fitoi hakmarrjen. Vjosa Osmani fitoi ndikimin. Albin Kurti fitoi opozitën. Humbësi mbeti LDK-ja. Ne Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK nuk është historia e një votimi të fituar. Është historia e një partie që edhe një herë zgjodhi ta shtyjë krizën, në vend që ta zgjidhë. Formalisht, Lumir Abdixhiku mbijetoi. Politikisht, ai humbi gjysmën e partisë. Dhe kur një kryetar mbetet në detyrë vetëm sepse gjysma tjetër nuk arriti ta rrëzojë, ai nuk del më i fortë nga Kuvendi. Del më i varur prej tij. Kur përfundoi numërimi i votave në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, rezultati u lexua si fitore e Lumir Abdixhikut. Në numërim ishte e tillë. Politikisht jo. Një parti që ndahet pothuajse përgjysmë rreth kryetarit...