LDK rritet në zgjedhje, Vjosa Osmani: Emri im s’do bëhet kurrë pengesë për formimin e institucioneve të reja në Kosovë

LDK rritet në zgjedhje, Vjosa Osmani: Emri im s’do bëhet kurrë pengesë për formimin e institucioneve të reja në Kosovë

Kosova E Hënë, 8 Qershor 2026 15:49 Vjosa Osmani thotë se emri i saj nuk do të bëhet kurrë pengesë për formimin e institucioneve të reja të vendit. Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të ditës së djeshme në Kosovë, Osmani ka falënderuar qytetarët që mbështetën Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke bërë që kjo parti të shënonte rritjen më të madhe, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Vetë Osmani garoi në një listë të përbashkët me LDK-në. Sipas ish-Presidentes, rritja e LDK-së në zgjedhje është një mundësi për rikthimin e balancave demokratike në Kosovë. Postimi i plotë Të dashur qytetarë të Kosovës, të dashur mbështetës e votues të LDK-së, nga zemra, ju faleminderit. Faleminderit për mundësinë që na dhatë, për çdo votë, për çdo fjalë inkurajuese, për...