Kurti kërkon “rrugëdalje” nga presioni amerikan për gazin përmes portit në Vlorë

Kurti kërkon “rrugëdalje” nga presioni amerikan për gazin përmes portit në Vlorë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është duke e shqyrtuar mundësinë për ta përdorur gazin e lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara në të ardhmen, por jo përmes ndërtimit të tubacioneve për furnizim me LNG.Ndonëse Shtetet e Bashkaura kanë bërë thirrje të vazhdueshme që Kosova të angazhohet në projektin amerikan të LNG-së përmes lidhjes direkte me gypat e gazit që nisen nga Greqia dhe Kroacia drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kreu në detyrë i qeverisë ka përmendur sërish mundësinë që vendi të prodhojë energji me LNG-në amerikane në Vlorë.Kosova aktualisht nuk ka asnjë tubacion që e lidh me rrjetet e gazit në rajon, ndryshe nga shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të refuzimit të Kurtit, i...