Kurti i kërkon ndihmë Turqisë për ndërtimin e një linje të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti i kërkon ndihmë Turqisë për ndërtimin e një linje të re ajrore Kosovë-SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Tregtisë të Turqisë, Ömer Bolat, i cili sot erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë. Zyra e Kryeministrit njofton se në takim Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi ministrin turk për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës. ]Kurti foli dhe për synimet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Republikës së Turqisë, siç thotë ZKM. Pasi theksoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Kurti përcolli mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin Recep Tayyip Erdoğan për “angazhimin dhe mbështetjen e posaçme ndërkombëtare për Kosovën”. Të dy palët diskutuan...