Kosova në axhendën e BE, por s’ka gjasa që disa vende të ndryshojnë qëndrim

Kosova në axhendën e BE, por s’ka gjasa që disa vende të ndryshojnë qëndrim

Diplomati serb i karrierës, Zoran Milivojević, tha se çështja e zgjidhjes së problemit të Kosovës është lart në axhendën e Bashkimit Evropian dhe se po diskutohet intensivisht, por se nuk ka gjasa që Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania të ndryshojnë qëndrimet e tyre. “Kur bëhet fjalë për Spanjën, ajo ka pak shanse për të ndryshuar qëndrim, sepse arsyet pse nuk e njeh Kosovën janë ende relevante, kryesisht çështja e Katalonjës dhe Vendit Bask. Kur bëhet fjalë për Qipron, mendoj se ka më pak shanse për të ndryshuar qëndrimin e saj, sepse kjo do ta vinte Qipron në kurthin e vënies në pikëpyetje të problemit të saj territorial, përkatësisht veriut të Qipros. Greqia është e lidhur nga çështja e Qipros. Për Greqinë, kjo është çështja...