Klerikët serbë edhe në manifestimin e Gazimestanit vijuan me dialektikën e theksuar fetare dhe nacionaliste
Klerikët serbë edhe në manifestimin e mbajtur në Gazimestan, nuk lanë pa folur me tone të theksuara fetare dhe nacionaliste, duke tërhequr vëmendjen me mesazhet kinse për trashëgiminë e tyre në Kosovë. Gjatë një tubimi fetar afër Obiliqit, Rastko Lupuloviq, i cili mori emrin fetar Ilarion, theksoi rëndësinë e “Mbretërisë Qiellore” dhe besëlidhjes së Car Llazarit, duke bërë paralele të drejtpërdrejta me praninë e kishës në Kosovë sot. Në fjalën e tij, peshkopi Ilarion, peshkop për Novobërdën i Kishës Ortodokse Serbe, e cilësoi Patriarkanën e Pejës si vetë “Mbretërinë Qiellore të përkthyer në gjuhën serbe”, duke pretenduar se themelet e një “Jerusalemi të lartë” gjenden pikërisht aty dhe në Manastirin e Deçanit. “Ne përsëri shohim se kemi themelet e qytetit qiellor. Ku janë ato? Ja,...
Burimi:
kohajone.com