Gazetari nxjerr shifrat, Maqedonia e Veriut mbetet pas Shqipërisë në fondet e KE-së
Pretendimi i Ministrit të Punëve dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonia e Veriut, Timcho Mucunski, se vendi i tij ka përfituar më shumë fonde nga Komisioni Europian sesa Shqipëria, ka shkaktuar debat në opinionin publik maqedonas. Ministri publikoi në rrjetet sociale shifrën prej 65.7 milionë eurosh të përfituara nga Maqedonia e Veriut, duke e paraqitur atë si një sukses rajonal dhe si tregues se vendi renditet para Shqipërisë në përfitimin e fondeve europiane. Megjithatë, gazetari Sefer Selimi e ka kundërshtuar publikisht këtë interpretim, duke sqaruar se ministri ka paraqitur vetëm një këst të izoluar të pagesave dhe jo panoramën e plotë të fondeve të disbursuara nga Komisioni Europian. Sipas Selimit, pagesa prej 65.7 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut përfaqëson vetëm këstin e tretë gjashtëmujor,...
Burimi:
kohajone.com