“Gati për bisedime me Kurtin”, Abdixhiku i mbijeton mocionit për shkarkimin e tij: Na duhet stabilitet
Pasi i mbijetoi mocionit për shkarkimin nga kryesimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është gati për nisjen e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e insitucioneve të reja të vendit. Sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet institucional. Pas dorëzimit të nënshkrimeve për nismën për shkarkimin e tij, Abdixhiku kishte pezulluar bisedimet me kreun e Vetevendosjes Albin Kurti, me të cilin u takua më 10 korrik dhe shprehu gatishmërinë për konsultime të mëtejshme, drejt një marrëveshje. Kreu i LDK-së tha se nuk pranon marrëveshje që nuk ofron demokraci funksionale, ku pozitat shtetërore, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca t’i takonin një partie. Mungesa e një dakordësie sipas tij do të ishte fatkeqësi: “Nga nesër e tutje do të përpiqemi të vazhdojmë diskutimet aty...
Burimi:
javanews.al