Fitorja që sjell sërish krizë/ Kosova mes zgjedhjeve dhe bllokadës
Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar sërish si partia e parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit. LVV ka siguruar plotë 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta duke siguruar 22 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 135 mijë e 563 vota, rezultat që i ka siguruar 18 ulëse në Kuvend. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6.74 për qind të votave, duke siguruar shtatë mandate. Për Agon Maliqin, bashkëpunëtorin e lartë në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik, rezultati i fundit zgjedhor mund të përshkruhet si një humbje relative për të gjitha palët dhe një humbje absolute për Kosovën. Ndërkaq, komentatori politik, Afrim Kasolli, beson se këto zgjedhje e kanë konfirmuar sërish LVV-në si fituese të...
Burimi:
ntv.al