Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non grata” ministren serbe

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non grata” ministren serbe

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nxjerrë vendim për shpalljen “persona non grata” të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç, pas deklaratës së saj për “spastrimin etnik” të Kosovës. Sveçla tha se Paunoviç është shpallur person i padëshirueshëm, me ndalim të përhershëm të hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës apo kalimit tranzit përmes saj, njofton Dukagjini. “Kjo gjuhë dhe kjo aspiratë e shpërfaqur nuk është e re. Ajo është vazhdimësi e një politike shtetërore që për shumë dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Urrejtja e tillë e vazhdueshme, e shprehur me tone kërcënuese ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës sonë nga...