Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti s’është i lehtë për ne

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti s’është i lehtë për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Serbia duhet ta pranojë realitetin se nuk ekziston më “Kosova dhe Metohia”, por vetëm Republika e Kosovës.Rama deklaroi se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, ende nuk është e gatshme të pranojë realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme të pranojë realitetin, dhe realiteti ka ndryshuar. Nuk ka më diçka që quhet ‘Kosovë dhe Metohi’, ekziston Republika e Kosovës”, u shpreh Rama.I pyetur për këtë deklaratë, Vuçiq tha se realiteti për Serbinë nuk është i lehtë, por shtoi se nuk pajtohet me vlerësimin...