Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve: Kosovës i duhen institucione të forta
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa shkuar ditën e sotme në Prishtinë. Në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor, ai takoi ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Kosta dha një mesazh të thjeshtë për liderët politikë në Prishtinë që katër ditë më vonë përballen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Mesazhi im për liderët politikë ishte i thjeshtë, partneriteti vjen me përgjegjësi. BE-ja e mbështet Kosovën, por nuk mund t’i kryejë detyrat e shtëpisë së Kosovës. Kosovës i duhen institucione të forta, të qëndrueshme e funksionale”, u shpreh Costa. Presidenti i Këshillit Evropian po ashtu tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, porse duhet punë për të bërë, teksa foli për aplikimin e Kosovës...
Burimi:
vizionplus.tv