Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan
Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë gjatë përfundimit të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan. Me këngë e lutje fetare janë shpërndarë qindra serbë që u mblodhën për të festuar “Vidovdanin”. Si shkak i mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Paraprakisht Policia e Kosovës publikoi disa udhëzime dhe kërkesa për pjesëmarrësit, se nuk lejohen mbajtja e flamujve të ndryshëm, banereve apo simboleve që paraqesin dhe nxisin urrejtje. Njësite të Policisë së Kosovë, u pozicionuan në pika kyçe për t’i kontrolluar të gjithë pjesëmarrësit. Çdo vit, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenonte pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura...
Burimi:
kohajone.com