AAK ofron votat, por i vendos kushte Kurtit

AAK ofron votat, por i vendos kushte Kurtit

Kosova E Premte, 26 Qershor 2026 15:38 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja. Kreu i partisë, Ardian Gjini, tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti kushtet që duhet t’i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës. ”Prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSH-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryje infrastrukturën e nisur, mos fol për hekurudha e mos me e buxhetu asnjë cent”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Ai shtoi po ashtu se nëse plotësohen këto kushte, atëherë Aleanca merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, e cila kërkon 80 deputetë për kuorum. ”Nuk do ta pengojmë formimin e...