50 mijë euro garanci nuk mjaftojnë, Haga refuzon lirimin e Hashim Thaçit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë, pasi Gjykata Speciale ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim me kusht. Pavarësisht ofertës për një garanci financiare prej 50 mijë eurosh dhe pranimit të një sërë kushtesh shtesë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, gjyqtari Christopher Gosnell vendosi t’i zgjasë paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë. Në vendimin e tij, gjyqtari thekson se garancia financiare e ofruar nga familjarët dhe miqtë e Thaçit nuk është e mjaftueshme për të eliminuar plotësisht rrezikun e mundshëm të arratisjes, edhe pse pranoi se ajo e zbut pjesërisht këtë shqetësim. Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2024. Katër...
Burimi:
ntv.al