Kongo, 782 persona janë infektuar nga Ebola, 181 kanë vdekur
Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos u rrit në 782, pasi u raportuan 72 raste të reja në 24 orë, një nga rritjet më të mëdha ditore që nga fillimi i shpërthimit, thanë autoritetet atje sonte. Numri i rasteve të konfirmuara përfshin 181 vdekje, sipas raportit të fundit qeveritar, raportoi agjencia britanike Reuters në faqen e saj të internetit. Të dhënat tregojnë se epidemia, e 17-ta në Kongo , është ende e kufizuar në tre provinca lindore - Ituri, Kivu Verior dhe Kivu Jugor - por rastet e Ebolës janë konfirmuar për herë të parë në zonat Nia-Nia (Ituri) dhe Mabalako (Kivu Verior).
Burimi:
syri.net