Konferenca dy ditore për Ukrainën, Von der Leyen zhbllokon 3 miliardë euro për Kievin
Një konferencë dyditore për rindërtimin e Ukrainës pas luftës u hap në Poloni. Liderët e Polonisë, Bullgarisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Suedisë, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, u takuan në qytetin portual veriperëndimor të Gdanskut, për t’u bërë thirrje kompanive dhe vendeve të investojnë kapital në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit. Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi në nisje të konfërencës se partenrët besojnë tek forca e Ukrainës për ti bërë ballë rusisë, teksa solli shëmbullin e nisjes së luftës së dytë botërore pikërisht në Gdansk dhe historisë së rindërtimit të atij qyteti. “Ishte pikërisht këtu, në Gdansk, që Evropa përjetoi një nga ngjarjet më të trishta të historisë së saj, me të shtënat e...
Burimi:
javanews.al