Kërkuan që provimet t’i japin në gjuhën shqipe! Studentët e juridikut në Maqedoni, sërish në protestë

Kërkuan që provimet t’i japin në gjuhën shqipe! Studentët e juridikut në Maqedoni, sërish në protestë

Studentët e Juridikut nga universitetet shqiptare në RMV kanë bërë të ditur hapat e radhës lidhur me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Pas protestave në Shkup, ata paralajmëruan se do të vazhdojnë me tubime deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjithashtu, pritet që organizimi i debateve studentore të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit. ‘Takohemi me kolegët dhe studentët e qytetit të Kumanovës, të cilët edhe e mbështetën protestën tonë, njihemi me ata, ua dëgjojmë këshillat dhe në përgjithësi jemi në qëndrimin tonë të përbashkët. Bashkimi i studentëve shqiptarë është rëndësia jonë dhe që çdo kërkesë e radhës të jetë e njëzëshme. Qëllimi kryesor i debatit të sotëm ishte në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në...