“Keni fituar shumë para”, Trump përplaset me gjigantët e naftës pas luftës me Iranin

“Keni fituar shumë para”, Trump përplaset me gjigantët e naftës pas luftës me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar kompanive të mëdha të naftës që të ndërmarrin hapa për uljen e çmimeve të karburanteve, duke i akuzuar se kanë fituar shumë nga rritja e çmimit të naftës gjatë luftës me Iranin. Trump kritikoi veçanërisht kompanitë Chevron dhe ExxonMobil, duke thënë se ato kanë përfituar shumë nga rritja e çmimeve të naftës, pasi lufta ndikoi në furnizimet përmes Ngushticës së Hormuzit. Ai tha se, nëse konflikti me Iranin përfundon, çmimet e naftës do të bien ndjeshëm. “Kanë fituar shumë para, shumë para. Chevron shumë, ExxonMobil gjithashtu shumë”, deklaroi Trump, duke kërkuar që kompanitë të ulin çmimet për konsumatorët. Çmimi ndërkombëtar i naftës Brent ra me më shumë se 4% të hënën, duke shkuar rreth 84 dollarë për fuçi,...