Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste. Para shpalljes së dorëheqjes, Starmer deklaroi se kishte trashëguar një Parti Laburiste që, sipas tij, ishte “politikisht, financiarisht dhe moralisht e falimentuar”. Ai tha se i ishte përsëritur vazhdimisht se partia ishte “e mbaruar”, por theksoi se ai i ka “provuar këta njerëz gabim”. Ai shtoi se gjatë udhëheqjes së tij e ka ndryshuar partinë duke “çrrënjosur helmin e antisemitizmit” dhe duke rikthyer besimin në ekonomi, mbrojtje dhe siguri kombëtare. Starmer bëri të ditur se ka informuar edhe Mbretin për vendimin e tij dhe se ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste të përcaktojë një afat për zgjedhjen e...