KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit, dhe do të rekomandojë që ky grup kapitujsh të hapet gjatë muajit korrik, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Bruksel. Rekomandimi do të jetë në rendin e ditës të takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, i cili është caktuar të mbahet më 8 korrik. Serbia tashmë është përfshirë në agjendën zyrtare të këtij takimi. Sipas burimeve të njohura me përmbajtjen e dokumentit, Komisioni Evropian do t’i vlerësojë pozitivisht ndryshimet në ligjet e diskutueshme për gjyqësorin, të miratuara nga Serbia në fund të muajit qershor. Burimet e Radios Evropa e...