Katari hap bursën e diamanteve, plan emergjence pas bllokadës së Hormuzit

Katari hap bursën e diamanteve, plan emergjence pas bllokadës së Hormuzit

Katari, eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG), po përshpejton përpjekjet për të diversifikuar ekonominë, ndërsa bllokada e Ngushticës së Hormuzit ka goditur rëndë eksportet e tij të gazit. Në këtë kuadër, Doha ka nisur një projekt ambicioz për t’u shndërruar në një qendër ndërkombëtare të tregtisë së diamanteve. Më 27 korrik, Autoriteti i Zonave të Lira të Katarit inauguroi Bursën e Diamanteve të Katarit, një treg i rregulluar për blerjen, shitjen, certifikimin dhe ruajtjen e diamanteve të papërpunuara dhe të përpunuara. Objekti ndodhet në Zonën e Lirë Ras Bufontas, pranë Aeroportit të Dohas dhe përfshin një sallë tregtimi, kasaforta me siguri të lartë dhe një sistem ankandesh që synon të lidhë prodhuesit nga Afrika dhe Azia me blerësit nga...