Katari dënon sulmet iraniane ndaj territorit të tij: Shkelje flagrante e sovranitetit
Katari dënoi sulmet iraniane, duke i quajtur “shkelje flagrante” të sovranitetit shtetëror dhe “shkelje të hapur” të së drejtës ndërkombëtare, transmeton Anadolu. Tre persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën herët të dielën në Katar, pasi sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan sulme të ardhura nga Irani. “Vazhdimi i këtyre sulmeve përbën një përshkallëzim të rrezikshëm që do të vështirësojë përpjekjet për të frenuar tensionet dhe do të dëmtojë përpjekjet politike dhe diplomatike që synojnë arritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, tha Ministria e Jashtme e Katarit në një deklaratë. Ministria e bëri Teheranin “plotësisht përgjegjës ligjërisht për këto sulme dhe pasojat e tyre”, duke shtuar se Doha ruan “të drejtën e plotë për t’u përgjigjur” dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme “për...
Burimi:
syri.net