Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria

Alexandru Munteanu njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit të Moldavisë këtë të premte, në një zhvillim të papritur që çon edhe në rrëzimin e qeverisë. Munteanu, i cili ka qenë kryeministër që nga nëntori i vitit 2025 , nuk dha detaje rreth arsyeve të dorëheqjes së tij. “Sot, mandati im si Kryeministër po mbaron. E pranova përgjegjësinë e shërbimit si Kryeministër me një ndjenjë të thellë detyre dhe me bindjen e fortë se mund të ndihmoja në sjelljen e ndryshimeve pozitive. Në momentin që kuptova se nuk mund ta kryeja më mandatin tim në përputhje me parimet dhe bindjet e mia, zgjodha të jepja dorëheqjen. Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi – kolegët e mi ministra, ekipet e tyre dhe të...