Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim
Në kuadër të operacionit “Situata” u identifikuan 10 personat e përfshirë në konflikt, 4 prej të cilëve u vunë në pranga. Blutë bëjnë me dije se 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë shtetasit Rezar Zaimi, 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; Kevin Kocibellinj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe Stiven Fezollari, 24 vjeç dhe Rolf Fezollari, 34 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim u shpallën shtetasit Frenki Fezollari, 32 vjeç, për veprat penale “Vrasja...
Burimi:
gijotina.com