Izraeli kërcënon Iranin: Jemi gati të godasim sërish
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë të gatshme të rifillojnë operacionet ushtarake kundër Iranit, nëse kjo konsiderohet e nevojshme. Deklarata u bë nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, gjatë një aktiviteti në një bazë ajrore. Sipas Katz, ushtria izraelite është në gatishmëri për të rikthyer epërsinë ajrore dhe për të goditur sërish objektiva në Iran, me synimin për të eliminuar kërcënimet ndaj Izraelit. “IDF është gati dhe në gatishmëri për të rifilluar operacionet ushtarake me qëllim rifitimin e epërsisë ajrore dhe për të goditur përsëri Iranin për të eliminuar kërcënimet, për herë të tretë, nëse është e nevojshme”, deklaroi ai. Ministri izraelit theksoi se, nëse situata e kërkon, Izraeli do të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak me intensitet edhe më të lartë. “Nëse na...
Burimi:
ntv.al