Izraeli evakuon me forcë lagjen rezidenciale palestineze në Bregun Perëndimor për ‘stërvitje ushtarake’

Izraeli evakuon me forcë lagjen rezidenciale palestineze në Bregun Perëndimor për ‘stërvitje ushtarake’

Ushtria izraelite i detyroi palestinezët sot të evakuojnë një lagje banimi në lindje të kampit të refugjatëve Nur Shams në Tulkarem në veri të Bregut Perëndimor për të kryer stërvitje ushtarake, thanë burimet lokale, transmeton Anadolu. Ushtria u urdhëroi banorëve palestinezë të lagjes Jabal al-Salihin të largohen nga zona, të shkojnë në jug dhe të kthehen vetëm pas orës 3 të pasdites sipas orës lokale, thanë burimet. Ushtria gjithashtu urdhëroi banorët të hapin dritaret e shtëpive të tyre ndërsa përgatitej të kryente ushtrime ushtarake në zonë, shtuan burimet. Një hartë e shtëpive të synuara u shpërnda nga ushtria, sipas asaj që aktivistët ndanë në mediat sociale. Ndërkohë, ushtria izraelite dërgoi përforcime të reja ushtarake, përfshirë automjete dhe buldozerë të rëndë, në kampin Nur Shams, të...