Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime për vrasje
Policia britanike ka nisur hetime për vrasje pas vdekjes së ish-ministres konservatore Anne Widdecombe, e cila u gjet e mbuluar në gjak me një plagë në kokë në banesën e saj në Devon. Efektivët gjetën 78-vjeçaren, ish-ministre e Burgjeve, me plagë të rënda, pasi një ekip i ambulancës njoftoi autoritetet dhe i thirri në banesën e saj në Haytor, në zonën e Dartmoor, pak para mesditës së së enjtes. Fillimisht, vdekja e saj u njoftua të premten në mëngjes nga agjenti i saj, pa pasur indicie se ishte shkaktuar nga diçka tjetër përveç shkaqeve natyrore. Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, Policia e Devon dhe Cornwall bëri të ditur se çështja tashmë po hetohet si vrasje dhe se autoritetet janë në kërkim të një “burri...
Burimi:
vizionplus.tv