Irani jep sinjale për të negociuar me SHBA-të, Pezeshkian: Teherani nuk po zhvillon armë bërthamore
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk po zhvillon armë bërthamore. Sipas analistëve, ky është një sinjal efektiv që Teherani është i gatshëm dhe i hapur për të negociuar mekanizmin e verifikimit të këtij premtimi. Megjithatë, iranianët kanë theksuar se dosja bërthamore do të negociohet në një proces të mëvonshëm dhe jo menjëherë. Prioriteti aktual është arritja e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në të gjitha frontet, veçanërisht luftës së Izraelit në Libanin jugor. Kjo është një gjuhë e re nga iranianët për çështjen kritike bërthamore. Çështja bërthamore mbetet një nga pengesat kryesore në negociatat e mundshme, së bashku me sanksionet ndërkombëtare dhe çështjen e lirimit të aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit, transmeton Al Jazeera. Ndërkaq, më herët, presidenti i...
Burimi:
javanews.al