India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin

India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin

India dhe Australia nënshkruan sot një pakt për të lehtësuar eksportet e uraniumit ndërsa të dy vendet u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo erdhi pasi kryeministri indian Narendra Modi mbërriti në Melburn, ku u prit nga kryeministri australian Anthony Albanese për një samit të liderëve. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit thuhet se liderët mirëpritën “nënshkrimin e marrëveshjes administrative për të mundësuar eksportet e uraniumit në Indi për qëllime paqësore sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit Bërthamor Australi-Indi 2015”. “Marrëveshja lehtëson eksportet e uraniumit australian në Indi për të ndihmuar në rritjen e pjesës së kapacitetit të energjisë jo-fosile, duke ofruar një treg shtesë për sektorin e burimeve australian”, thekson deklarata. “Ne mezi presim të bëhemi furnizues i...