IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

Ushtria izraelite ka marrë urdhër për të vrarë çdo luftëtar të Hezbollahut në zonën jugore të Libanit që shtrihet nga kufiri izraelito-libanez deri në lumin Litani, sipas një deklarate ushtarake të lëshuar sot nga IDF. “Kam dhënë urdhrin që zona jugore e Libanit deri në Litani të shndërrohet në një zonë vdekjeprurëse për çdo terrorist të Hezbollahut”, thuhet në deklaratë, duke cituar gjenerallejtënant Eyal Zamir, shefin e shtabit të ushtrisë, gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në tokën libaneze.