I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Franca raportoi sot shtatë vdekje, përfshirë të paktën pesë mbytje, të lidhura me valën e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të Evropës në ditët e fundit, sipas qeverisë. “Ajo që mund të them sot është se duket se ka shtatë vdekje të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me të nxehtin”, tha zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon për televizionin TF1. Vala e të nxehtit vazhdon dhe pritet të intensifikohet. Tetë departamente në Francën perëndimore u vunë nën një paralajmërim portokalli për valë të nxehti të martën, i pari për muajin maj. Zyra e zëdhënësit konfirmoi se viktimat u mbytën në departamente të ndryshme franceze. Një person vdiq gjatë një aktiviteti sportiv në Paris, dhe një tjetër në rrethana të ngjashme pranë Lionit. Dy persona humbën jetën,...
Burimi:
opinion.al