Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit
Gjermania ka dështuar të sigurojë një vend si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2027-2028, në një votim të zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në votimin e fshehtë, Austria dhe Portugalia arritën të siguronin mbështetjen e nevojshme, duke lënë jashtë garës kandidaturën gjermane. Për t’u zgjedhur kërkohej mbështetja e dy të tretave të 193 shteteve anëtare të OKB-së. Sipas rezultateve zyrtare, Portugalia mori 134 vota, Austria 131 vota, ndërsa Gjermania vetëm 104 vota. Dy vendet fituese do të përfaqësojnë grupin e shteteve të Evropës Perëndimore në organin më të fuqishëm të OKB-së, ku kësaj zone i takonin dy vende dhe në garë ishin tre kandidatë. Humbje diplomatike për Berlinin Dështimi konsiderohet një...
Burimi:
vizionplus.tv