Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

Ukraina ka kryer sulme me rreze të gjatë brenda territorit rus, duke goditur edhe objekte civile. Në javët e fundit, sulmet janë përqendruar edhe ndaj magazinave të kompanisë së madhe ruse të tregtisë online Wildberries. Këto sulme vijnë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse me qindra dronë dhe raketa ndaj qyteteve dhe zonave civile në Ukrainë. Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, tha se një sulm me dron shkaktoi disa zjarre në zonën industriale të Novoselkës, pranë kryeqytetit rus. Sipas tij, nga sulmi mbetën të vrarë 5 persona, ndërsa 10 të tjerë u plagosën. Një tjetër sulm me dron goditi një magazinë pranë Krasny Bor, në veriperëndim të Rusisë, duke plagosur një person. Kompania Wildberries konfirmoi se zjarri në objektin e saj logjistik u shkaktua...