FOTO/ Aksident hekurudhor në Angli, treni i pasagjerëve del nga shinat, raportimet e para nga vendngjarja!
Një tren pasagjerësh u përmbys në Britani të enjten pasdite (13 gusht, pranë East Sussex. Imazhet fillestare nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e emergjencës duke qëndruar mbi vagona, që janë përmbysur anash. Vagonët e tjerë mbeten në vend në shina, ndërsa personeli dhe automjetet e emergjencës janë mbledhur rreth trenit. Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara për viktima ose të lënduar, as për shkakun e rrëzimit të trenit. Kompania hekurudhore Southern Rail tha se treni doli nga shinat midis Haywards Heath dhe Lewes, duke shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta në të gjithë rrjetin hekurudhor të bregdetit jugor. Aktualisht, nuk mund të qarkullojnë trena midis Brighton dhe Lewes, Haywards Heath dhe Lewes, ose Seaford-Eastbourne dhe Lewes. Pasagjerëve në trenat që janë ndaluar për shkak...
Burimi:
javanews.al