Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në Francë e Spanjë, Italia jep alarmin e kuq në disa rajone

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në Francë e Spanjë, Italia jep alarmin e kuq në disa rajone

Evropa po përballet me një valë të nxehti ekstrem, ndërsa zjarret vijojnë të përhapen në disa vende. Situata më kritike mbetet në Francë, ku zjarrfikësit vijojnë për të dytën ditë betejën me flakët në pyllin historik të Fontainebleau. Zjarri ka përfshirë mbi 1,300 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa rreth 900 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Autoritetet franceze kanë arrestuar dy persona, ndërsa zjarri mbetet ende jashtë kontrollit. Sipas autoriteteve franceze, vendi po përjeton valën e tretë të të nxehtit këtë verë. Ekspertët e lidhin shtimin e zjarreve me temperaturat rekord dhe ndryshimet klimatike. Ndërkohë, Italia vazhdon të përballet me temperatura shumë të larta, me alarme të kuqe të nxehtësisë në disa qytete si Roma, Bolonja, Firenze, Torino etj. Meteorologët parashikojnë që temperatura në zonat...