Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del nga rruga pasi nuk i punuan frenat, 7 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit,në fshatin Kapinovë. Mjeti,me targa AB 709 EH,që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi dhe 6 pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço (familjarë të shoferit) dhe shtetasit Marko dhe Xhesika Sojati. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 5 prej tyre, pasi kanë marë ndihmën e parë mjekësore janë largua, ndërkohë që drejtuesi i mjetit që ka pësuar dëmtime në sy dhe bashkëshortja e tij Matilda Muço e cila ka pësuar dëmtime të rënda, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje shkuan forcat...
Burimi:
vizionplus.tv