LVV dhe LDK pa marrëveshje, Kurti: Qëndrimet nuk përputhen! Abdixhiku: jemi shumë larg dakordësisë

LVV dhe LDK pa marrëveshje, Kurti: Qëndrimet nuk përputhen! Abdixhiku: jemi shumë larg dakordësisë

Pas takimit me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyre Albin Kurti tha se  është  i gatshëm  për  të bashkëpunuar,  po sipas tij ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Pra, në kushtet kur zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, si dhe qeverinë e re të Republikës së Kosovës, sërish përballemi me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kjo është një formulë tashmë e provuar dhe me të njëjtat metoda nuk mund të presim rezultate të ndryshme. Andaj, kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshja politike ende nuk është arritur. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe bindja ime është se ekziston një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të...