Temperatura rekord në Evropë, rritet kërcënimi nga zjarret masive
Bota E Premte, 7 Gusht 2026 18:30 Evropa po përjeton një valë të fortë të nxehti, me temperatura mbi 40°C, rekorde të reja, zjarre dhe probleme në energji, transport e turizëm. Ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Italia ka vendosur alarmin maksimal për të nxehtin në 27 qytete, duke paralajmëruar rrezik për të gjithë popullsinë. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve dhe turistëve të shmangin orët e pikut të diellit dhe të konsumojnë sa më shumë ujë. Në Austri dhe Sllovaki janë regjistruar temperatura rekord, përkatësisht 41,2°C dhe 42,2°C. Thatësira ka ndikuar edhe në prodhimin e energjisë, duke detyruar disa centrale të reduktojnë aktivitetin. Hungaria po përballet me probleme në centralin bërthamor për shkak të nivelit...
Burimi:
kohajone.com